Kina fillon provat klinike për vaksinën e parë në botë që “injektohet” në rrugë orale

CanSino Biologics e Kinës do të fillojë provat klinike për një vaksinë Covid-19 që administrohet përmes thithjes, i tha CNBC bashkë-themeluesi i kompanisë dhe shefi ekzekutiv Xuefeng Yu.
Shkalla e efikasitetit për vaksinat Covid të Kinës është gjetur të jetë më e ulët se ato të zhvilluara nga Pfizer-BioNTech dhe Moderna. Në fillim të këtij muaji, drejtori i Qendrës Kineze për Kontrollin e Sëmundjeve pranoi publikisht se vaksinat kineze “nuk kanë norma shumë të larta të mbrojtjes” dhe se ata po konsideronin t’u jepnin njerëzve vaksina të ndryshme për të rritur efikasitetin e vaksinës.
Yu i tha CNBC se një vaksinë e thithur mund të jetë më efektive sesa ato të injektuara duke pasur parasysh që koronavirusi hyn në trupin e njeriut përmes rrugëve të frymëmarrjes.
CanSinoBIO po zhvillon bashkërisht vaksinën që thithet me Institutin e Bioteknologjisë të Pekinit.
D.B – SCAN
Burimi: CNBC
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.