Kina jep miratim për 38 marka tregtare të lidhura me presidentin Trump

Kina ka dhënë miratim paraprak për 38 marka tregtare të lidhura me Donald Trump, duke i dhënë një mbrojtje presidentit dhe familjes së tij nëse përpiqet të zhvillojë markën “Trump” në tregun kinez.
Këto marka, që përfshijnë një spektër të gjerë të bizneseve, shtojnë shqetësimet për konflikt interesi mbi presidentin. Trump ka thënë më parë se i ka kaluar bizneset e tij në një fond të mbikëqyrur nga një prej djemtë e tij dhe nga ekzekutivë të organizatës Trump.
Këto marka, që përbëhen nga variacione të emrit “Donald Trump” në anglisht dhe gjuhën kineze, kanë marrë miratim paraprak në dy lista të publikuara nga Zyra e Markave Tregtare më 27 Shkurt.
Avokatët e Donald Trump aplikuan për markat tregtare në muajin Prill 2016, të regjistruara me emrin “Donald J. Trump”. Disa ligjbërës në SHBA kanë nisur të dyshojnë mbi trajtimin preferencial të bizneseve të tij nën postin e ri.
Megjithatë, avokatët e Donald Trump thonë se nëse aplikimi është bërë gjatë vitit të kaluar, atëherë nuk përbën ndonjë problem.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.