Kina ka 1 miliardë përdorues të internetit! – Pandemia “zhvendos” kinezët online. Rriten ndjeshëm blerjet në rrjet
Kinezët janë zhvendosur online gjatë pandemisë së koronavirusit dhe kanë krijuar hobi të reja, si blerjet në videot live në internet. Deri në fund të vitit 2020, Kina kishte 989 milionë përdorues të internetit, sipas të dhënave të Qendrës së Informacionit të Internetit në Kinë (CNNIC), një agjenci qeveritare.
Kjo shifër është rritur me 85.4 milionë njerëz nga muajin mars, pak pas goditjes më të keqe të pandemisë së koronavirusit në Kinë, që detyroi qindra milionë kinezë të mbyllen brenda shtëpive. Për krahasim, Kina, me një popullsi të internetit prej thuajse 1 miliardë, është përpara Indisë me rreth 639 milionë përdorues të internetit. Diferenca prej 350 milionë, është më e madhe se e gjithë popullsia e Shteteve të Bashkuara.
Raporti qeveritar tregoi gjithashtu se pasi më e keqja e pandemisë në Kinë kaloi, disa tendenca në internet mbetën dhe disa të tjera jo. Nga muaji Mars e deri në fund të vitit, 72.15 milionë më shumë njerëz bënin blerje online, kryesisht në telefona, duke e çuar totalin në 782 milionë.
Më shumë njerëz kishin gjithashtu më tepër para për të shpenzuar dhe numri i atyre që punojnë nga shtëpia është rritur. Raporti theksoi se përqindja e përdoruesve të internetit në Kinë me të ardhura mujore prej të paktën 774 dollarë (5,001 yan), u rrit në 29.3% në Dhjetor. Numri i atyre që punojnë në distancë u rrit me 147 milionë, në 346 milionë në Dhjetor, në thuajse 1/3 e përdoruesve të internetit në vend.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.