Kina ka problemin më të madh të hepatitit C në botë
Tashmë, Kina po përballet me një epidemi të hepatitit C. Ndërkohë, sëmundja efektive e cila mund të çojë në kancer të mëlçisë apo vdekje të parakohshme nëse nuk trajtohet në kohë, kjo lloj sëmundje ka goditur veçanërisht zonat rurale.
Vetëm gjatë muajit qershor, Kina ka regjistruar rreth 21.419 raste të reja të hepatitit C nga ku 14 të tjerë kanë vdekur si pasojë e sëmundjes, sipas shifrave të publikuara nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Kinë. Vetëm gjatë vitit 2018, vendi u përball me 219.375 raste të reja – 43% më shumë seç ka qenë në vitin 2010.
Tashmë, Kina ka barrën më të madhe në botë të hepatitit C – rreth 8.9 milion njerëz, ose 0.6% të popullsisë së përgjithshme – sipas një studimi të OBSH-së të lëshuar në muajin mars. Shumë prej tyre do të vdesin prej saj: Kina përbën më shumë se gjysmën e vdekjeve vjetore në botë të kancerit të mëlçisë të shkaktuar nga hepatiti C, sipas studimit.
Sëmundja është përhapur kryesisht nga injektimi i së njëjtës gjilpërë. Dhe ndërsa trajtimet më të përparuara antivirale për sëmundjen mund të kurojnë rreth 90% të rasteve, shumë pacientë thjesht nuk mund të përballojnë blerjen e ilaçeve, veçanërisht në zonat rurale.
Tre ilaçe të reja të hepatitit C u miratuan nga Administrata e Ushqimit dhe e Barnave në Kinë në vitin 2017, por ato nuk janë të mbuluara nga sigurimi bazë mjekësor i Kinës, që do të thotë që pacientët duhet të paguajnë për to nga xhepi, sipas bazës së të dhënave për blerjen e ilaçeve në Pekin, një listë qeveritare e ilaçeve të blera nga spitalet shtetërore.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.