Kina “kërcënon” Kanadanë – Lironi Meng ose do të keni pasoja të rënda!
Kina paralajmëroi Kanadanë se do të kishte pasoja të rënda nëse nuk do t’i jepte menjëherë lirinë shefes financiare të Huawei duke e quajtur rastin “jashtëzakonisht të pisët”.
Meng Wanzhou, drejtoresha kryesore financiare e Huawei, u arrestua në Kanada më 1 dhjetor dhe përballet me ekstradimin në Shtetet e Bashkuara, që pretendon se ajo mbuloi lidhjet e kompanisë së saj me një firmë që u përpoq t’i shiste pajisjet Iranit pavarësisht nga sanksionet. Ekzekutivja është vajza e themeluesit të Huawei. Nëse ekstradohet në Shtetet e Bashkuara, Meng do të përballet me akuza për konspiracion dhe për mashtrim të institucioneve të shumta financiare duke marrë një dënim maksimal prej 30 vjetësh për çdo akuzë.
Asnjë vendim nuk u arrit në seancën e ekstradimit pas gati gjashtë orësh argumente dhe kundër-argumente, dhe dëgjimi u shty deri të hënën. Në një deklaratë të shkurtër, Ministria e Jashtme e Kinës tha se Zëvendës Ministri i Jashtëm Le Yucheng i kishte lëshuar paralajmërim për lirimin e Mengit, Ambasadorit të Kanadasë në Pekin.
Sipas Bloomberg, Chrystia Freeland, ministrja e jashtme e Kanadasë u tha gazetarëve se marrëdhënia me Kinën është e rëndësishme dhe e çmuar dhe ambasadori i Kanadasë në Pekin ka siguruar kinezët se akseset konsullore do t’i ofrohen Meng-it. Kur u pyetën për reagimin e mundshëm kinez pas arrestimit të Meng, kryeministri Justin Trudeau u tha gazetarëve të premten se Kanadaja ka një marrëdhënie shumë të mirë me Pekinin.
Kina i bën thirrje palës kanadeze që menjëherë të lirojë personin e ndaluar dhe të mbrojë të drejtat e tyre të ligjshme, përndryshe Kanadasë duhet të pranojë përgjegjësinë e plotë për pasojat serioze të shkaktuara. “Do të ketë një ngrirje të thellë me kinezët në vizitat dhe shkëmbimet e nivelit të lartë” – tha David Mulroney, ish ambasador kanadez në Kinë.
“Aftësia për të folur rreth tregtisë së lirë do të vendoset në kutinë e akullit për një kohë. Por ne do të duhet të jetojmë me këtë. Ky është çmimi i ballafaqimit me një vend si Kina.”- tha zyrtari i Partisë Popullore Komuniste në pushtet duke shtuar se ndërkohë Kina nuk do të “shkaktojë telashe” dhe se askush nuk duhet të nënvlerësojë vendosmërinë e Kinës në këtë rast.
“Vetëm nëse pala kanadeze korrigjon gabimin e saj dhe menjëherë ndalon shkeljen e të drejtave të ligjshme dhe legjitime të një shtetasi kinez dhe jep një kontabilitet të duhur për popullin kinez, mund të shmangë pagesën e një çmimi të lartë për këtë” -thuhej në një editorial.
E.T/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.