Kina mund të dyfishoj PPB deri në 2035 – “Do tejkalojë SHBA si ekonomia më e madhe e botës”
Kina ka një shans të mirë për të dyfishuar madhësinë e ekonomisë së saj deri në 2035 – dhe të tejkalojë SHBA si ekonomia më e madhe në botë, tha një ekonomist nga Banka e Amerikës.
Ndërsa Kina kërkon të bëhet një komb i përparuar, Presidenti kinez Xi Jinping tha në nëntor se ishte e mundur të dyfishohej prodhimi i brendshëm bruto i vendit dhe të ardhurat për frymë deri në 2035.
Dyfishimi i PBB-së së Kinës kërkon një rritje mesatare vjetore prej 4.7% për 15 vitet e ardhshme – për të cilën disa vëzhgues thanë se mund të jetë e vështirë të arrihet.
Përveç dyfishimit të PBB-së, gjigandi ekonomik aziatik do të tejkalonte SHBA si ekonomia më e madhe në botë rreth 2027, parashikoi Qiao.
Kina ishte një nga ekonomitë e pakta globale që u rrit në vitin 2020 pavarësisht nga sfidat e paraqitura nga pandemia e Covid-19. Të dhënat zyrtare treguan se ekonomia kineze u zgjerua me 2.3% vitin e kaluar dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar ka parashikuar një rritje prej 8.1% për Kinën këtë vit.
Ndërkohë, ekonomia e SHBA u tkurr me 3.5% në vitin 2020, treguan vlerësimet e fundit të qeverisë. FMN tha se ekonomia e SHBA mund të rritet me 5.1% këtë vit.
D.B – SCAN
Burimi: CNBC
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.