Kina ndryshon kushtetutën – Xi Jinping qëndron në pushtet sa të ketë dëshirë
Partia Komuniste Qeverisëse e Kinës ka propozuar heqjen e një klauzole në kushtetutë e cila kufizon shërbimin në Presidencë për 2 mandate pesëvjeçare.
Ky veprim lejon presidentin aktual Xi Jinping te mbetet udhëheqës aq kohë sa ai dëshiron të jetë.
Ka patur spekulime se Xi Jinping do të kërkonte ta zgjaste presidencën e tij përtej vitit 2023.
Dhe tashmë me anë të kësaj lëvizjeje duket se mandate i tij do të zgjasë përtej vitit të përcaktuar më parë.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.