Kina përfundon me sukses testimin e trenit maglev – Shpejtësia arrin në 160 km/h

Një tren i ri maglev në Kinë i është nënshtruar një testimi dhe ka rezultuar me sukses. Ky tren mund të ecë me një shpejtësi prej 160 km/h.
Universiteti Kombëtar i Teknologjisë së Mbrojtjes në Kinë, dizajnoi këtë tren në mënyrë që të mos ketë kosto të larta sic kanë në përgjithësi trenat e shpejtësisë së lartë.
Treni ka gjithashtu një strukturë më pak të komplikuar si dhe është më fleksibël përsa i përket dizajnit.
Suksesi i testimit tregon vetë-mjaftueshmërinë e Kinës në zhvillimin e teknologjive bazë të trenave maglev me shpejtësi të mesme.
Këta lloj trenash mund të sigurojnë një alternativë të udhëtimit hekurudhor nga qyteti në qytet si dhe në zona urbane.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.