Kina, thirrje familjeve të blejnë ushqime – Të rrisin rezervat përpara dimrit. Moti dhe pandemia godasin furnizimet
Qeveria kineze u ka kërkuar familjeve që të rrisin rezervat me produktet e përditshme, në rast të emergjencave, pasi Covid-19 dhe reshjet e jashtëzakonshme, kanë ngritur shqetësime mbi mungesat në furnizime. Direktiva nga ministria e Tregtisë, shkaktoi shqetësime në mediat sociale se mund të jetë nxitur nga tensionet e mëdha me Tajvanin.
Në kundërpërgjigje, e përditshmja komuniste “Economic Daily”, shkroi që njerëzit të mos kenë krijojnë një “imagjinatë tejet aktive” dhe se qëllimi i direktivës është të sigurojë që qytetarët të mos jenë të papërgatitur në rast të një karantine. Deklarata e minisrisë në nisje të javës i bëri thirrje autoriteteve lokale që të bëjnë një punë të paqme në sigurimin e furnizimeve dhe çmimeve të qëndrueshme, si dhe të japin paralajmërime të hershme nëse ka probleme me ofertën.
Qeveria qendrore zakonisht përpiqet të rrisë ofertën e perimeve dhe mishit të derrit përpara pushimeve më të rëndësishme kineze, Vitit të Ri Hënor, që pritet në fillim të Shkurtit. Këto përpjekje janë bërë më urgjente këtë vit, pasi moti ekstrem në fillim të Tetorit ka shkatërruar të korrat në rajonin më të madh të rritjes së perimeve në vend.
Vatrat e reja të Covid kanë kërcënuar gjithashtu ndërprerjen e furnizimeve me ushqim. Javën e kaluar, çmimi i një serë produkteve si spinaqi, brokoli dhe kastraveci më shumë se u dyfishuan nga fillimi i Tetorit. Spinaqi u bë më i shtrenjtë se disa pjesë të derrit, në 16.67 juan, apo 2.6 dollarë për kg. Pandemia ka rritur vëmendjen tek siguria ushqimore në Pekin. Qeveria po harton ligje të sigurisë ushqimore dhe ka shpalosur gjithashtu përpjekje të reja për të frenuar mbetjet e ushqimit, pasi e ktheu në prioritet vitin e kaluar.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.