Kishte përshtatur ambientin për lojërat e fatit – Policia procedon penalisht shtetasin në Prrenjas
Pavarësisht se ligji ndalon lojërat e fatit, ende konstatohen subjekte që ushtrojnë aktivitet të kundraligjshëm të tyre. Nga kontrollet e ushtruara në Qarkun e Elbasanit, Policia ka proceduar penalisht 27-vjeçarin nga fshati Katjel i Prrenjasit, pasi kishte përshtatur ambientin për zhvillimin e lojërave të fatit.
Procedimi ndaj këtij shtetasi filloi pasi në fshatin Katjel në subjektin e tij, u konstatua një tavolinë e improvizuar pokeri dhe chipsa.
Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë Qarkun Elbasan deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor.
Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.