Kjo është arsyeja pse duhet të mendoheni dy herë përpara se të porosisni çaj apo kafe gjatë fluturimit tuaj

Fluturimet herët në mëngjes apo natën vonë shpesh janë të sikletshme përsa i përket gjumit, e për ta mbajtur këtë në kontroll të gjithë pasagjerët e gjejnë zgjidhjen te një kafe apo çaj i ngrohtë.
Por kjo nuk është aspak e rekomandueshme, sidomos nëse do të shikonim se përse stjuardesat vetë nuk konsumojnë kurrë asgjë të ngrohtë.
Uji për çajin apo për kafen gjatë një fluturimi mbushet nga çezma dhe jo nga ndonjë shishe, deh ai ujë shpesh herë mund ët jetë I neveritshëm.
SIpas një kampioni të marrë në vitin 2004 të EPA nga 158 aeroplanë, 13 për qind e tyre përmbanin koliformë.
Gjithashtu në dy nga këta aeroplanë u gjet bakteri E.coli dhe, siç raportoi Business Insider, një studim shtesë i EPA zbuloi se një në çdo tetë aeroplanë nuk i përmbush standardet e agjencisë për sigurinë e ujit.
Bakteret në ujë shkaktohen për arsye të ndryshme, gjatë mbushjes së depozitave, ndenjes në depozitë apo dhe për arsye të tjera nga më të ndryshmet, ndaj nëse jeni me fëmijë të vogël nuk rekomandohet që të kërkoni ujë çezme për fëmijët tuaj.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.