Kjo është arsyeja pse nuk duhet të ngurroni të kërkoni një rritje page!

Pothuajse dy të tretat e punonjësve nuk kanë kërkuar kurrë për rritje rroge vetëm si pasojë e mendimit se nuk do të marrin një të tillë.
Sipas një sondazhi të kohëve të fundit ku janë pyetur mbi 160 mijë punonjës ka rezultuar se shumë punonjës mund të lënë para në tryezë: Nga ata që morën rënie dhe kërkuan më shumë para, rreth 70 për qind raportuan se morën një lloj rritjeje pasi ata kërkuan një ngritje.
“Shumë pak njerëz kanë kërkuar një rritje rroge, por nëse do të kërkonin, me shumë mundësi do të merrnin diçka edhe nëse nuk do të ishte ajo që kërkonin”, thotë Lydia Frank, zëvendës presidente e PayScale.
“Nuk mund të presësh gjatë gjithë kohës që punëdhënësi të të ofrojë një ngritje, sidomos kur kemi parë se pagat kanë qenë pak të sheshtë”, shton ajo.
Sa më gjatë që keni punuar diku, aq më shumë ka gjasa që ju të merrni një ngritje. PayScale tregoi se punonjësit që kishin punuar në një kompani për më shumë se pesë vjet kishin 12 herë më shumë shanse të merrnin një rritje sesa dikush që kishte qenë atje më pak se një vit.
Sipas studimit, vetëm në 30 për qind të rasteve ata që kanë kërkuar një rritje rroge nuk e kanë marrë një të tillë, në 39 për qind punonjësit e kanë marrë rritjen e pagës që kanë kërkuar, dhe në 31 për qind të rasteve kanë marrë një rritje pavarësisht se nuk ka qenë ajo që punonjësit kanë kërkuar.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.