Kjo është lista e të rejave teknologjike që duhet të mësoni sot

- Rivali i “Siri” dhe “Alexa”, “Bixby” nuk do të jetë funksional kur Galaxy S8 të dalë në treg. Bixby nuk do të jetë në gjendje të marrë komanda deri në fund të këtij viti. Asistenti i zërit të Samsung, Bixby, është në rrugë të vështirë për t’u bërë aktiv këtë vit. Samsung njoftoi se Bixby nuk do të bëhet aktiv këtë pranverë. Por disa karakteristika të tjera ndihmëse si Bixby Vision tool, e cila do të identifikojë objektet në botën reale dhe do të shfaq informacionet në ekran, do të të jenë të gatshme për t’u përdorur me lancimin në treg të Samsung S8.
- Personi përgjegjës për marrëdhëniet me publikun në kompaninë Uber do të largohet. Uber lajmëroi pasditen e djeshme se Britaniku Rachel Whetstone, do të largohet nga kompania. Sipas një memo nga punonjësit për CEO-n e Uber Travis Kalanick, Whetstone ka vendosur të largohet nga kompania. Kalanick nuk jep detaje për arsyen e largimit të Whetstone, por e falenderon për talentin e saj, dhe i kërkon të këshillohet sërish nga ajo për vitet që do të vijnë. Whetstone do të zëvendësohet nga Jill Hazelbaker. Ky i fundit ka punuar për kompaninë Google dhe iu bashkua Uber në 2015-tën, pak para se Whetstone të punësohej. Për një prononcim për Business Insider, Whetstone vlerëson punën e bërë në kompani si dhe falenderon ekipin që ndërtoi kur erdhi në këtë post. Ajo iu bashkua Uber-it sepse e dashuronte si produkt, dhe se dashuria e saj vazhdon të jetë njësoj si para 6 vitesh.
- Microsoft u shpreh se do të rregullojë rrjedhjen e sigurisë në Microsoft Word, e cila ka qenë një problem serioz kohët e fundit. Kjo rrjedhje lejonte instalimin e programeve virusale në kompjuter. Në datën 10 Prill, firma e cybersigurisë, “Proofpoint”, shpalli se kishte zbuluar reklama email-esh të cilat kishin për qëllim shpërndarjen e virusit Dridex. Dridex është dizenjuar për të infektuar kompjuterat dhe të vjedhë të dhënat bankare. Në vitin 2015, nga ky virus u vodhën rreth 20 milion pound nga llogaritë bankare të Anglisë. Kompania zbuloi se Microsoft Word për Windows, mund të lejojë programet virusale, përfshirë Dridex, të instalohen, kjo sipas kërkuesve të sigurisë. Microsoft nuk është shprehur ende nëse edhe version Mac mund të infektohet nga ky virus. Një email me një dokument në Microsoft Word RTF (Rich Text Format) duket se përmban virusin Dridex.
- Snapchat vazhdon të sulmojë Instagram për lançimin e mesazheve që fshihen. Njësoj si Snapchat, mesazhet do të fshihen mbasi ato hapen. Përdoruesit e Facebook-ut, rreth 600 milion të tillë, mund të dërgojnë foto dhe video të cilat fshihen pasi të lexohen apo shikohen. Njësoj si Snapchat, të gjitha fotot dhe videot, mund të rishikohen vetëm njëherë pasi të fshihen, dhe dërguesi do të mund të njoftohet nëse shikuesi ka bërë ndonjë “screenshot”. Instagram në fillim kopjoi Snapchat për formatin e historive, në gusht të vitit 2016. Që atëherë, Facebook ka replikuar të njëjtat histori në Messenger, WhatsApp, dhe në aplikacionet e saj për telefona. Karakteristika e programit të mesazhit, e quajtur Direct, tashmë ka 375 milion përdorues mujor. Nga ky kopjim i kësaj veçorie, Instagram arriti të fitojë rreth 150 milion përdorues ditor vetëm në pak muaj.
- Qualcomm qëllon sërish ndaj Apple, duke i akuzuar për deklarime të rreme. Dyluftimi ligjor mes dy kompanive po përkeqësohet. Kompania Apple akuzon Qualcomm për rritje të çmimit të chip-ave, dhe refuzimit të pagesës prej 1 miliard dollar si pasojë e rimbursimit. Kjo akuzë erdhi disa ditë pasi qeveria e Shteteve të Bashkuara e kishte akuzuar për taktika antikonkurruese për të mbajtur monopolin mbi përdorimin e qarqeve elektronike në telefonat smart. Qualcomm i është kundërpërgjigjur sulmit të Apple nëpërmjet Gjykatës Rajonale të Shteteve të Bashkuara për Kaliforninë.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.