Klosi vizitë zyrtare në Pragë: Lehtësi fiskale për sipërmarrësit çekë që do të vijnë në Shqipëri
Promovimi i paketës gjithëvjetore turistike shqiptare, mundësitë e fluturimeve gjatë gjithë vitit si dhe lehtësimi i mbërritjes së sa më shumë turistëve çekë në vendin tonë kanë qenë edhe fokusi i vizitës së ministrit të Turizmit, Blendi Klosi në Çeki.
Ky i fundit ka udhëtuar drejt Pragës me ftesë të homologes së tij, Klara Dostalova, ku është takuar me investitorët strategjikë dhe operatorët turistikë.
“Takim i frytshëm edhe me investitorët strategjik dhe operatorët turistikë, të cilët na njohën me problematikat që hasin për të investuar në Shqipëri. 🇦🇱I premtuam bashkëpunim dhe lehtësi fiskale sipërmarrësve, që do të vijnë në Shqipëri për investime në fushën e turizmit!”
Ndërsa u ndal te sfida 10 milionë turistë, sipas ministrit Klosi tashmë do të jetë një objektiv dhe jo thjesht një logo pasi paketa turistike gjithëvjetore do të çojë në realizimin e saj.
“Sfida 10 milion turistë jo logo, por objektiv që me promovimin e paketës turistike 365 ditore si destinacion europian do të na çojë të sigurt në realizimin e saj.”
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.