Kodi Penal për të Miturit – Gogu në Kukës: Jo më dënime, programe sociale në Bashki
Një marrëveshje e nënshkruar mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Bashkisë së Kukësit do bëjë të mundur që të miturit që kanë probleme të lehta me ligjin në këtë qytet të angazhohen në programe të posaçme socializuese në qendrat sociale. Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje nga Zv.ministri i Drejtësisë z.Toni Gogu dhe zv.kryetari i Bashkisë Dylaman Nela, Kukësi bëhet qyteti i katërt pas Tiranës, Korçës e Durrësit që vendos të zbatojë në praktikë Kodin e Drejtësisë Penale për të Miturit, duke shmangur nga ndjekja penale të miturit në konflikt me ligjin.
Në takim zv.ministri Toni Gogu e vuri theksin në përfshirjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve në trajnimet për drejtësinë për të miturit që organizon Shkolla e Magjistraturës.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.