Kodi Rrugor/ Rripi i sigurimit i detyrueshëm për pasagjerët! Përndryshe do të gjobitet shoferi
Ndryshimet më të fundit në Kodin Rrugor, të bëra publike nga Policia Rrugor parashikojnë një ashpërsim të penalitetit për mosvendosjen e rripit të sigurimit.
Por drejtuesi i mjetit, me ndryshimet e reja do të penalizohet me 1-3 mijë lekë gjobë, kur në automjet do të gjenden pasagjerë që nuk e kanë vendosur rripin e sigurimit.
E njëjta masë do të përdoret për të përdorur maskën mbrojtëse me motor, ashtu sikurse në kushtet e errësirës që është e detyrueshme mbajtja e jelekut fosforeshent.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.