Kodi zgjedhor – Soreca apel partive politike: Miratoni ndryshimet e nevojshme
Partitë politike duhet të miratojnë ndryshimet e nevojshme në Kodin Zgjedhor me qëllim që zgjedhjet e ardhshme të jenë të suksesshme.
Apeli ka ardhur nga Ambasadori i delegacionit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, përmes një postimi në rrjetin social Twitter, i cili e ka cilësuar reformën zgjedhore si një element të rëndësishëm në procesin e integrimit në Bashkimin Europian.
“Reforma zgjedhore është e rëndësishme për Shqipërinë në rrugën e saj drejt pranimit në BE. Ne i bëjmë thirrje të gjitha palëve që të tregojnë përgjegjësi dhe të finalizojnë tani në Parlament punën e mirë që është bërë në komitetin ad-hoc duke miratuar ndryshimet e nevojshme në kodin zgjedhor”, shkruan Soreca.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.