Koha për parti tjetër – Rudina Hajdari në “Argument”: Ka vakuum, shqiptarët janë të lodhur nga politika
E ftuar në emisionin “Argument” të së enjtes në mbrëmje, deputetja e Parlamentit të Shqipërisë, njëherësh edhe kryetare e komisionit të integrimit, zonja Rudina Hajdari, ka komentuar gjerësisht aktualitetin politik në vend.
Sa i përket situatës aktuale dhe ngërçit të krijuar pas daljes së opozitës nga Parlamenti, zonja Hajdari u shpreh se politika shqiptare ka një vakum që duhet mbushur me një forcë të re politike.
Ndër të tjera, ajo komentoi edhe qëndrimin e deritanishëm të Presidentit Meta në lidhje me këtë situatë, duke ngritur pikëpyetje të mëdha në lidhje me paanshmërinë e tij.
Roel Korkuti / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.