Koleksioni i makinave të Paul Walker del në ankand në datat 11-19 Janar 2020.
Një koleksion prej 21 automjetesh në pronësinë e aktorit të ndjerë dhe fansit më të madh të automjeteve, Paul Walker janë vendosur të shiten në ankand, me rastin e 49-të vjetorit të firmës së njohur Barrett-Jackson Scottdale.
I njohur më shumë për rolin e tij si Brian O’Conner në filmin e famshëm Fast and the Furious, Walker ishte një fans i zjarrtë i makinave i cili humbi jetën gjatë një aksidenti me një Porsche Carrera GT në vitin 2013.
Të përfshira në shitje do të jenë pesë makina të rralla BMW E36 M3 Lightweights, të cilat u ndërtuan në një prodhim special nga BMW për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Craig Jackson, kryetar dhe CEO i Barrett-Jackson, është shprehur se ankandi është projektuar për të përzgjedhur shtëpitë e reja për këto automjete.
“Ne jemi krenarë të ndihmojmë në vazhdimin e trashëgimisë së Paul Walker, duke ofruar koleksionin e tij me famë, për pronarët e tyre të rinj. Pjesë e ankandit do të jetë veçanërisht, makina e cila ka bërë më shumë bujë, përgjatë filmit Fast dhe Furious 5, konkretisht një Nissan 370Z i cili u bë pjesë e ‘koleksionit’ të makinave që ekipi grumbulloi në film.
Steve Davis, presidenti i Barrett-Jackson, thotë se koleksioni i makinave për shitje është një reflektim i entuziazmit të madh që Walker pati për drejtimin dhe shijimin e automjeteve. Ankandi do të zhvillohet në datat 11-19 Janar 2020.
Në ankand do të nxirren në shitje 21 automjeteve, ku pjesë e tyre do të jenë:
Chevrolet II Nova, e vitit 1967
BMW M3 E30, e vitit 1988
Nissan R32 Skyline, e vitit 1989
BMW M3 E30 Coupe, e vitit 1991
Pesë BMW M3 E36 Lightweights të vitit 1995
Audi S4, e vitit 2000
Nissan 370Z, e vitit 2009
Ford Mustang Boss 302S, e vitit 2013
Elefteria Zguri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.