Koleksioni shqiptar i mjeteve – DPSHTRR sjell platformën online falas për koleksionistët dhe të apasionuarit
Të gjithë të apasionuarit dhe koleksionuesit e mjeteve historike do të kenë tashmë një platformë të posaçme online. Lajmin e ka bërë të ditur Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, sipas të cilës ky shërbim do të ofrohet falas për të gjithë të interesuarit.
Ndërkohë, ka shpjeguar më tej edhe procedurën që duhet të ndjekin për t’u bërë pjesë e kësaj platformë, një tjetër risi e sjellë nga DPSHTRR.
- “Shto Koleksionin (regjistro e ngarko fotot dhe të dhënat e mjetit/koleksionit tënd)!
- Kategori për kërkim me periudhë, tipologji, subjekt, fjalë kyçe, modele, marka, adresë, karakteristika e vit prodhimi!
- Galeri fotosh e llogari të personalizuara, mbrojtje privatësie e zgjedhje niveli pasqyrimi e publikimi!
- Anëtarësim e zyrtarizim statusi, formalizim, homologim e mbështetje për regjistrime, targim, procedura, shërbime!
- Organizim evente, aktivitete edukative, mbështetje për ekspozime, panaire dhe këshillime orientuese online!
- Lobim, Institucionalizim, Ndërlidhje!
- Përditësimi pa pagesë!”, shpjegon ndër të tjera DPSHTRR.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.