Kolinda Grabar-Kitarović humb zgjedhjet! Kush është presidenti i ri i Kroacisë
Zoran Milanović, lideri i socialdemokratëve kroatë kryeson garën presidenciale në raundin e dytë pas balotazhit me presidenten në detyrë Kolinda Grabar-Kitarović. Ish kryeministri kroat fitoi me 52.73 % të votive përballë 47.27 % të presidentes në detyrë.
Kjo fitore konsiderohet e rrallë për të majtën për faktin se në Europën Qendrore janë popullistët dhe konservativët ata që po fitojnë zgjedhjet në vitet e fundit.
Kjo fitore vjen në një kohë kur vendi ka marrë presidencën e Bashkimit Europian me 1 janar, çka nënkupton se fituesi do të jetë një figurë kyçe për stadin në të cilin ndodhet Bashkimi Europian që po ndahet lidhur me nisjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut si dhe me daljen e Britanisë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.