Komanda “i nënshtrohet” rikonstruksioneve – Ministria e Mbrojtjes shpall tenderin. Fondi dhe detajet
Ministria e Mbrojtjes ka shpallur një tender me fond 10.9 milionë lekë, për rikonstruksionin e godinës së komandës.
“Objekti i kësaj akt – eksperti është vlerësimi i qëndrueshmërisë së ndërtesës ‘Komanda dhe Shtabi i b2k’ si pasojë e problematikave të tërmetit të 26 nëntorit të 2019” shkruhet në dokumentacionin bashkangjitur tenderit, lidhur me arsyet e këtij projekti rikonstruksioni.
Referuar dokumentit zyrtar bashkangjitur tenderit të shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik, procedura e rikonstruksionit do të ekzekutohet brenda një afati 3 mujor, që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues.
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.