Kombëtarja shqiptare e U-19 fiton turneun “Roma Caput Mundi”

Kombëtarja U-19 e drejtuar nga trajneri Erjon Bogdani arrin të triumfojë në finalen e turneut “Roma Caput Mundi” e zhvilluar ne orën 11:15 në stadiumin “Anco Marzio di Ostia”. Kuqezinjtë kanë fituar me rezultatin e pastër 2-0 ndaj Rumanisë.
Të rinjtë e përfaqësueses i kanë dominuar të dyja pjesët e lojës. Golat u shënuan nga Çela në pjesën e parë dhe Metolli në të dytë, duke vulosur suksesin e radhës për kombëtaren U-19. Shqipëria e filloi ndeshjen finale të turneut me këtë formacion: Alia, Arapi, Çela, Abara, Sufaj, Rama, Rada, Gashi, Myrteza, Bushaj dhe Pjetri.
Ecuria e kombëtares U-19 :
Ndeshja e parë: Maltë 1-2 Shqipëri
Ndeshja e dytë: Angli 0-2 Shqipëri
Ndeshja e trete: Itali L.A 0-0 Shqipëri, 2-4 me penallti
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.