‘Kombi pa duhan’ – I pari në botë që do të ndalojë brezat e ardhshëm të blejnë cigare!

Zelanda e Re planifikon të rrisë moshën e blerjes së cigareve në një përpjekje për t’u bërë një “komb pa duhan”. Plani i Veprimit pa duhan i prezantuar nga qeveria të enjten planifikon të rrisë ngadalë moshën e blerjes nga 18 vjeç aktualisht në 21 ose 25 deri në vitin 2025.
Qeveria argumentoi se kjo do ta bëjë më të vështirë për adoleshentët nën moshën 18 vjeç që të ekspozohen ndaj nxënësve më të mëdhenj që pinë duhan dhe të kenë akses në cigare, duke cituar një studim që thotë se 80% e duhanpirësve e fillojnë para moshës 18 vjeç ndërsa gati 97% e fillojnë përpara se të mbushin 25 vjeç.
Masa të tjera që qeveria dëshiron të përdorë për të frenuar duhanin përfshijnë reduktimin e numrit të dyqaneve që lejohen të shesin produkte të duhanit; uljen e niveleve të nikotinës në produktet e duhanit të tymosur për t’i bërë ato më pak të adiktive dhe për t’i ndihmuar njerëzit të lënë duhanin; dhe ndalimi i shitjes së cigareve me filtra pasi disa njerëz që pinë duhan janë “nën keqkuptimin se filtrat zbusin dëmin e pirjes së duhanit”.
Plani i Veprimit vë në dukje se shumica e masave që po shqyrtohen nuk janë testuar diku tjetër dhe se Zelanda e Re do të jetë vendi i parë në botë që do t’i prezantojë ato.
Projektligji do të paraqitet në Parlament në mesin e vitit 2022 dhe nëse miratohet, mund të hyjë në fuqi më 1 janar 2023.
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.