“Kombinati i Sheqerit Maliq”-100% e aksioneve kalojnë nga Ministria e Financave te bashkia, sëbashku me detyrimet e të drejtat
Bashkia e Maliqit do të jetë aksionere e “Kombinatit i sheqerit” sh.a.
Vendimi i qeverisë që ka marrë fuqi ligjore parashikon transferimin e pronësisë së 100% të aksioneve të shoqërisë “Kombinati i sheqerit” sh. a., Maliq, nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë te Bashkia Maliq, me të gjitha të drejtat e detyrimet, në momentin e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
Kombinati i sheqerit në Maliq ishte një nga ndërmarrjet e para të mëdha të industrisë ushqimore shqiptare dhe është ngritur në vitin 1951.
Kombinati përfshinte fabrikën e sheqerit pluhur, atë të tharjes së bërsive, fabrikën e alkoolit, majasë së bukës,niseshtesë, oficinën mekanike, termocentralin etj.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.