Komedia/Kush është artisti që hëngri bananen e kryeveprës 120 mijë dollarë dhe u shfajësua: “Ishte performancë artistike”

Artisti amerikan me origjinë nga Gjeorgjia, David Datuna ka ngrënë bananen e përdorur në një vepër arti nga Maurizio Cattelan, që u shit për 120 mijë dollarë.
‘Vepra e artit’ e emërtuar “Comedian”, ishte e ekspozuar në Art Basel në Miami, një nga ekspozitat me profilin më të lartë në fushën e artit.
Banania e ekspozuar do të zëvëndësohet dhe nuk do të ketë asnjë masë ndaj Datunas – që është shprehur se ngrënia e bananes ishte “performance artistike e tij”.
“Kryevepra” e artistit italian: Një banane e ngjitur në mur… dhe vlen 120 mijë dollarë!!!
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.