Komisionerët për KZAZ-të – KQZ apel partive politike: 18 marsi afati i fundit, dorëzoni urgjent kandidaturat!
Të gjitha partitë politike duhet të dorëzojnë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve propozimet për komisionarët e KZAZ-ve. Paralajmërimi ka ardhur nga zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxha e cila përmes një deklarate për mediat u ka bërë apel partive politike që të respektojnë afatin ligjor për depozitimin e kandidaturave.
Ndërsa e cilësoi mosdorëzimin e tyre një mungesë përgjegjshmërie, Hoxha shtoi se KQZ nuk do të tolerojë vonesat.
“KQZ këkon që partitë politike të mos neglizhojnë respektimin e afateve ligjore për paraqitjen e propozimeve për administratën zgjedhore, sikundër ka ndodhur në çdo proces zgjedhor. Mos respektimi i afatit ligjor tregon mungesë përgjegjshmërie në përmbushjen e detyrimeve që ju ngarkon Kodi Zgjedhor. KQZ -ja është e vendosur të mos mirëkuptojë dhe as tolerojë vonesat në propozime, ndaj kërkon që partitë politike të depozitojnë urgjent propozimet e tyre për anëtarë të KZAZ-ve, brenda ditës së sotme dhe të mos bëhen shkak për cënimin e administrimit të procesit zgjedhor. Administrata zgjedhore duhet të trajnohet dhe kualifikohet për kryerjen e detyrave. Vonesat në propozime cenojnë përgatitjen profesionale të komisionerëve, rrezikojnë mbarëvajtjen e procesit, dëmtojnë cilësinë e zgjedhjeve.”
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.