Komisionet nisin intensivisht punën. Në rend dite, dekrete për koncesionet Orikum-Llogara e Milot-Balldren
Pas seancës plenare që çeli punimet e sesionit të ri parlamentar, Komisionet kuvendore kanë nisur menjëherë punën për shqyrtimin e nismave ligjore të trashëguara nga sesioni i kaluar.
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin ka në rend dite shqyrtimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së shtetit të Katarit për transportin detar” si dhe shqyrtimin e Dekretit të Presidentit “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar”
Ndërkohë, Komisioni për Ekonominë dhe Financat shqyrton dekretin e presidentit që rrëzon ndryshimet në aktin normativ “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve” si dhe dekretin që rrëzon ndryshimet në ligjin për koncesionet dhe partneritetin publik privat.
Po ashtu, ky komision do të shqyrtojë dekretin që rrëzon kontratën e koncesionit për rrugën Orikum- Llogara dhe autostradën Milot-Balldren.
Ndërkohë komisioni i Ligjeve ka në rend dite marrëveshjen për mbrojtjen shoqërore, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Kanadasë, shqyrtimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së shtetit të Katarit, për transportin detar” si kontrollin e ligjshmërinë e veprimeve të Presidentit lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.