Komisioni Europian: Parashikime pozitive për Shqipërinë për vitet 2017-2019

Sipas raportit të Komisionit Europian të publikuar nga AIDA, Shqipëria po përjeton një rritje graduale ekonomike që pritet të vazhdojë në vitet 2017-2019.
Programi i reformës ekonomike (ERP) projektoi një rritje të PBB-së për t’u forcuar në më shumë se 4% në 2018, në vazhdim të rritjes së kërkesës së brendshme dhe përmirësimit të eksporteve neto.
Investimet private kanë qenë dhe janë menduar të jenë nxitësi kryesor i rritjes në afatin më të afërt, të nxitur nga investimet e huaja direkte të drejtpërdrejta të planifikuara në sektorin e energjisë.
Gjithashtu, eksporti i shërbimeve turistike u zgjerua dukshëm në vitin 2016 dhe pritet të vazhdojë me të njëjtin ritëm. Importi parashikohet të ngadalësohet nga 6.1% në 2017 në 2.3% në vitin 2019.
Në tërësi, ERP projekton që rritja ekonomike do të përshpejtohet nga 3.4% në 2016 në 4.2% në 2019.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.