Komisioni i BE-së përgatit më shumë sanksione kundër Rusisë për të rritur presionin!

Komisioni Europian po përgatit paketën e ardhshme të sanksioneve kundër Rusisë, sepse BE-ja duhet të rrisë presionin ndaj Moskës për të ndaluar pushtimin e saj në Ukrainë, tha të hënën nënpresidenti ekzekutiv i Komisionit Valdis Dombrovskis.
“Shumë qartë, si Bashkimi uvropian ne duhet të bëjmë më shumë për të ndaluar këtë luftë dhe këto mizori,” u tha Dombrovskis gazetarëve gjatë hyrjes në bisedimet e ministrave të financave në Luksemburg.
“Komisioni tashmë po përgatit paketën e ardhshme të sanksioneve dhe shpresoj se vendet anëtare do të jenë në gjendje të vendosin për hapat e ardhshëm ambicioz lidhur me sanksionet. Ne duhet të rrisim presionin kundër Rusisë dhe duhet të rrisim mbështetjen për Ukrainën.”
I pyetur nëse paketa mund të përfshijë një ndalim të blerjes së naftës ruse, Dombrovskis tha: “Për sa i përket Komisionit, asgjë nuk është jashtë tryezës.” RTS
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.