Komisioni i Ekonomisë miraton në parim projektbuxhetin dhe paketën fiskale 2018

Komisioni i Ekonomisë miraton në parim projektbuxhetin dhe paketën fiskale 2018-s, ku përfaqësuesit e opozitës, përfshirë PD dhe LSI kanë votuar kundër.
Deputetja e PD Jorida Tabaku tha se ky buxhet nuk duhet të votohet pasi nuk akomodon kërkesat dhe nuk kryen funksionet e shtetit.
“Buxheti nuk ka rritje të pagave dhe pensioneve. Nuk është rritur fondi për të përndjekurit, investimet janë të paqarta, fondi për bujqësinë i reduktuar, për arsimin duhen libra falas deri ne klasën e pestë. Shëndetësia e paqartë si dhe shumë institucione të pavarura nuk kanë rritje fondesh. Ky buxhet nuk akomodon kërkesat dhe nuk kryen funksionet e shtetit”.
Projektbuxheti i shtetit dhe paketa fiskale që e shoqëron atë për vitin e ardhshëm pasi miratohet në parim në seancë plenare, rikthehet përsëri për diskutime nen për nen në komisionet parlamentare.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.