Komisioni i Ekonomisë nis punën! Në mbledhjen e parë kërkohet seancë dëgjimore me Ministrin e Financave Arben Ahmetaj
Komisioni parlamentar i Ekonomisë ka zhvilluar mbledhjen e parë në të cilën është konstituuar komisioni dhe është shqyrtuar gjithashtu edhe kalendari i punimeve.
Gazetarja e RTV SCAN, Violeta Shqalsi raporton se në mbledhjen e parë, deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka kërkuar zhvillimin e një seancë dëgjimore me ministrin e Financave Arben Ahmetaj lidhur me kompetencat dhe mënyrën e funksionimit të Minsitrisë së Financave dhe Ekonomisë.
Ndërkohë, edhe dy komisione të tjera, ai i Ligjeve dhe ai i Sigurisë kanë zhvilluar mbledhjet përkatëse konstituive dhe kanë miratuar kalendarët respektive të punimeve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.