Komisioni i Ekonomisë shkarkon nga detyra kreun e Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare

Komisioni parlamentar i Ekonomisë ka shkarkuar nga detyra kreun e Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare Enkeleda Shehi. Vendimi për shkarkimin u miratua në mbledhjen e sotme, raporton SCAN.
Bordi drejtues i AMF-së, në fund të muajit shkurt, depozitoi pranë këtij komisioni shkresën ku kërkohej lirimi nga detyra Enkeleda Shehi, duke sjellë edhe argumentet që kryesisht kishin të bënin me shkelje të rregullave, por edhe me moszbatimin e rekomandimeve të Kuvendit për tregjet që kontrollohen nga ky institucion, veçanërisht ai i sigurimeve.
Vendimi i marrë nga komisioni me 9 vota pro e 2 kundër duhet të kalojë për votim në seancë plenare.
Shehi drejton Autoritetin e Mbikqyrjes Financiare, prej dy mandateve. Ajo u rikonfirmua në krye të AMF-së për një mandat të dytë në vitin 2014.
Pse u kërkua shkarkimi i kreut të AMF?
Për më shumë lexo edhe http://www.scan-tv.com/zbardhet-shkresa-ne-kuvend-depozitohet-kerkesa-zyrtare-per-lirimin-nga-detyra-te-kreut-te-autoritetit-te-mbikqyrjes-financiare/
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.