Komiteti i Emergjencave Civile, bilanci i 24-orëve – Raportojnë institucionet dhe ministritë përkatëse
Qindra hektarë janë mbuluara nga uji, 3300 familje janë prekur nga përmbytjet, 23 nuk janë në gjendje për të nisur procesin mësimor pasi janë dëmtuar, 28 mijë qytetar nuk kanë patur energji elektrike, një punonjës i OSHEE ka humbur jetën në krye të detyrës. Ky është bilanci i 24 orëve të fundit nga përkeqësimi i motit dhe reshjet e shumta të shiut që kanë përfshirë të gjithë vendin. Të gjitha institucionet përkatëse, ministritë, emergjencat civile kanë raportuar për situatën e përmbytjeve në 24 orët e fundit në mbledhjen e Komitetit të Emergjencave Civile në Kryeministri.
Këshilltari i kryeministrit për Mbrojtjen Sandër Lleshi deklaroi se këto janë reshjet më të mëdha në historinë e vendit.
“Reshjet në 24 orët e fundit janë më të mëdha në histori, kanë kapur pikun historik absolut. Pjesa e qendrës dhe e jugut të vendit do vazhdojë me të njëjtën situatë rënie shiu. Pritet pak lehtësim në veri dhe veri lindje. Për Vjosën dhe Semanin situate e tillë edhe në datën 2 dhjetor. Një person, punonjës i OSHEE ka humbur jetën në krye të detyrës. Rrugët pothuajse të lira. 28 mijë vetë pa energji. 3300 banesa dhe familje të prekura dhe të dëmtuara. 23 shkolla nuk fillojnë dot mësimin pasi janë dëmtuar”, raportoi Lleshi.
Lleshi tha se të gjitha institucionet përkatëse janë në gatishmëri.
“Të gjitha institucionet përkatëse në gatishmëri. Opinion publik I informuar për çdo risi. Ka filluar evakuimi në Vlorë Fushë – Krujë, Berat. 6400 forca njerëzore të FA janë në terren. Rreth 1 mije mjete janë në dispozicion.”
Raportimi i Ministrive:
“Jemi në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet. 24 orësh-i i parë është menaxhuar kënaqshëm, nevojitet angazhim maksimal. Kemi 5- fishuar prezencën tonë krahasuar me 2015. Jemi ditë natë për ti ardhur në ndihmë kujto. Garanci edhe 24 orët e ardhshme”, deklaroi ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.
“24 orë të vështira, por fal bashkëpunimit do ta përballojmë me sukses Një problem që ngreh. Në shumë akse ka ndërhyrje të paligjshme, në basenet e lumenjve, ndërtimet pa leje. Menjëherë pas kësaj situate të gjitha institucionet duhet të bëjnë një vëzhgim për të gjetur këta shkaktar për këtë situatë”, raportoi ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.
“Në disa zona ka ndërprerje të energjisë elektrike. Situata në Kaskadë është e kontrollueshme. Fierza është mbyllur për të ruajtur nivelin energjetik. Në këtë drejtim po rritet kuota, ndërsa Komani dhe vau i Dejës funksionojnë normalisht. Infrastruktura portuale është në funksionim, situata është normale përveç portit të Sarandës. Edhe aeroporti është në funksion”, deklaroi ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri.
“Të gjitha strukturat shëndetësore në gatishmëri. 2500 punonjës të kujdesit shëndetësor janë duke punuar 24 orët e fundit për ti ardhur ën ndihëm çdo personi. Shërbimi i urgjencë dhe shërbimi me helikopter kanë kryer dy misione sot. Të gjitha drejtoritë e shërbimit publik janë në gatishmëri. Instituti i shëndetit publik po bën analizat e ujit, nëse është i pijshëm”, u shpreh ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
Ministrja e Arsimit deklaroi se sa i përket vijimësisë së procesit mësimor do të njoftohet në bazë të situatës.
“Rreth 191 institucione arsimore ku kanë dëmtime për shkak të reshjeve, sidomos në Korçë dhe Gjirokastër. Sa i përket vijimit të mësimit, do vendosim në bazë të situatës në vijim”.
Kryeministri Rama tha se pas daljes së Vjosës nga shtrati, nesër pritet të jetë një situatë e vështirë në Jug të vendit.
“Nesër presim një situatë aspak të lehtë, shpresoj që do i përballojmë me maksimumin e gatishmërisë. Pas kalimit të kësaj situate do të ulemi për dëmet, askush nuk do të ndihet vetëm”, tha Rama.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.