Komiteti Teknik i Ekspertëve: “Gjimnazistët rikthehen në shkolla. Situata e qëndrueshme, masat e tjera ende në fuqi”
Komiteti Teknik i Ekspertëve ka zhvilluar mbledhjen e radhës për shqyrtimin e masave antiCovid.
Në analizën e dy javëve të shkuara numri i rasteve dhe vdekjeve ka pësuar ulje të theksuar. Numri i të shtruarëve në spitalet Covid 1 dhe Covid 2 ka pësuar gjithashtu një ulje delikate.
Komiteti sugjeron kthimin e gjimnazistëve në shkolla duke i dhënë fund kështu mësimit të kombinuar.
“Duke parë këtë situatë epidemiologjike Komiteti Teknik i Ekspertëve mendon që t’i propozojë Ministrisë së Arsimit që të kalojë parauniversitarin nga skenari i kombinuar me atë të prezencës në klasë duke ndjekur protokollet higjieno-sanitare.” – theksoi Mira Rakacolli.
Ndërkohë, masat e tjera kufizuese nuk janë ndryshuar duke lënë kështu në fuqi orën policore nga ora 22:00-06:00.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.