Komiteti Teknik – Masat anti Covid në fuqi vijojnë të mbeten të njëjta
Komiteti Teknik ka mbajtur një konferencë gjatë ditës së sotme ku ka folur edhe për masat e reja referuar situatës për dy javët e fundit.
Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli bëri me dije masat që janë në fuqi nuk do të ndryshojnë ku ripërmendi masat e vendosura në daljen e fundit të cilat janë:
-Edhe për këto dy javë ora policore nuk ndryshon, do jetë 23:00-06:00.
-Do të jetë në fuqi përdorimi i maskave në ambientet e mbyllura, aeroporte, transporte publike, markete, qendra tregtare etj.
-Nuk lejohet grumbullimi më shumë se 50 persona.
-Aktivitetet sportive dhe kulturore, në ambientet e parashikuara me kapacitet jo me shumë se 30 % duke respektuar protokollet që janë të rekomanduara nga ISHP.
-Do vazhdojë rregulli i hyrjes së qytetarëve të huaj në Shqipëri.
-Në gjithë pikat kufitare, kërkohet prova e vaksinimit. Nëse nuk e kanë pasaportën e vaksinimit do duhet të paraqesin provën e kalimit të sëmundjes Covid brenda 180 ditëve, apo testin deri në 72 orë nëse është test PCR.
-Për shqiptarët që hyjnë dhe nuk kanë asnjë nga këto dokumente, është në fuqi vendimi për karantinë 10 ditë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.