Pas kërkesës së Gjykatës Kushtetues, Komiteti Teknik miraton datën: “Deri më 25 mars ndalohen grumbullimet”
Gjatë ditës së sotme në Fletoren Zyrtare është publikuar vendimi i ri i Komitetit Teknik me qëllim mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga infeksioni i shkaktuar nga COVID-19.
Në vendimin e ri është vendosur se masa “Ndalimi i grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura” do të jetë në funksion deri në datën 25.3.2021 pas kërkesës që kanë bërë në Gjykatën Kushtetuese subjekte të caktuara politike.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.