Kompania ajrore e cila ju ndalon të bëni foto apo video, gjatë fluturimit

Linja ajrore, Garuda në Indonesi, po u kërkon udhëtarëve të mos bëjnë fotografi apo video gjatë fluturimeve të tyre. Garuda, transportuesi kombëtar indonezian, shpërndau një memorandum të brendshëm që ndalonte fotografimin apo videot gjatë fluturimeve, më 14 korrik, duke shkruar:
“Nuk lejohet të dokumentohen aktivitetet në aeroplan, qoftë me fotografi apo video, nga ekuipazhi i kabinës apo pasagjerët”.
Sidoqoftë, ky dekret është zbutur, me një letër të brendshme të rishikuar, të publikuar më 16 korrik, ku thuhet se, në vend që të “ndalohet” të bëjnë fotografi në bord, udhëtarët tani janë “të detyruar” që të mos bëjnë kështu. Njoftimi origjinal njoftohet se ka thënë se udhëtarët mund të “sanksionohen” nga linja ajrore për shkeljen e rregullave.
Deklarata e ndryshuar u nënshkrua nga drejtori operativ i Garuda Indonesia, kapiten Bambang Adisurya Angkasa, i cili tha se masat ishin pjesë e angazhimit të kompanisë ajrore për të mbrojtur privatësinë e të gjithë udhëtarëve dhe ekuipazhit.
“Ky apel bazohet në raporte, sugjerime dhe të dhëna nga udhëtarët që ndihen jo komodë dhe të shqetësuar nga aktivitetet e xhirimeve dhe dokumentimi pa lejen paraprake të personit në fjalë”, tha Angkasa, sipas CNBC Indonesia.
Ai shtoi se udhëtarët do të ishin ende në gjendje të shkrepnin për përdorim personal, të tilla si selfie, për aq kohë sa ata nuk shqetësonin komoditetin e udhëtarëve të tjerë.
Elefteria Zguri/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.