Kompania e cila ju paguan 2,550 dollarë, për të testuar disa prej shtëpive më luksoze në botë/ Kriteret që duhet të plotësoni

Një kompani udhëtimesh po punëson pesë deri në 10 persona për të qëndruar në disa nga pronat më luksoze në botë për të testuar vendet të cilat pritet të blihen nga blerësit më të pasur. Për më tepër, kandidatëve të suksesshëm do t’u paguhet një pagesë prej 2,550 dollarë për secilën shtëpi ku ata qëndrojnë, dhe gjithashtu do të kenë mundësinë për të vizituar këto banesa 10-15 herë në vit.
Tregu në internet HushHush.com, i cili e quan veten “Amazon për milionerë”, po punëson “testuesit e shtëpive luksoze” për të qëndruar në prona, përfshirë një rezidencë luksoze përgjatë Rivierës Franceze, një vilë Spanjolle me 25 dhoma gjumi, një shtëpi oqeanike në Florida, dhe një rezidencë 14,000 hektarë në lagjen Pacific Heights, të San Francisko. Shtëpitë variojnë në çmim nga 589,350 dollarë deri në 103 milionë dollarë.
Megjithëse testuesit e shtëpive luksoze do të shijojnë stilin e jetës së milionerit, ata do të duhet të paraqesin një raport me 800 fjalë në kompani për secilën pronë, brenda pesë ditëve nga kthimi në shtëpi. Ata do të duhet të vlerësojnë vendndodhjen e pronës, aksesueshmërinë, stilin, komoditetin dhe përshtatshmërinë për faqen e internetit.
Në thelb, puna përfshin testimin e shtëpive për të siguruar që ato plotësojnë standardet e klientëve të pasur të kompanisë përpara se ato të hidhen në treg. HushHush thotë se është në kërkim të njerëzve të besueshëm me një sy të mprehtë për detaje dhe aftësi demonstruese të shkrimit.
Për të aplikuar, thjesht duhet të plotësoni një formular në internet dhe të shpjegoni pse keni atë që duhet për të qenë një nga testuesit e pasurive.
Elefteria Zguri/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.