Kompania e çokollatave Mars investon 1 miliard dollarë në zvogëlimin e emetimit të gazrave serë
Ndërsa shumë biznese po punojnë për të qenë më të qëndrueshëm niveli i tanishëm i progresit nuk është aspak i afërt, shprehet CEO i kompanisë Mars.
“Marsi ka qenë qenë në biznes që prej katër gjeneratash dhe synon të jetë edhe për katër gjenerata të ardhshme”, është shprehur kështu shefi i kompanisë ushqimore Grant F Reid.
“E vetmja mënyrë që të ndodhë është nëse bëjmë gjëra ndryshe që planeti të jetë më i shëndetshëm dhe të gjithë njerëzit në rrjetet e furnizimit të kenë mundësi të rriten”, shtoi ai.
Një përpjekje bashkëpunuese ishte e nevojshme, argumentoi ai pasi motori i biznesit global, rrjeti i saj i furnizimit ishte thyer.
Këto komente të Reid erdhën prodhuesi i markave të tilla si Snickers dhe Uncle Ben tha se do të investonte rreth 1 miliardë dollar në “Qëndrueshmërinë në një Plani Gjenerimi”.
Ky plan do të fokusohet në një sërë objektivash. Deri në vitin 2050 dëshiron të zvogëlojë emetimet e gazrave serë në të gjithë zinxhirin e vlerave të ofruara 67 për qind.
Përveç kësaj, biznesi tha se donte të “përmirësonte kuptimisht jetën e punës” të një milion njerëzve në rrjetin e saj të vlerësimit duke u fokusuar në rritjen e të ardhurave, zhbllokimin e mundësive për gratë dhe “respektimin e të drejtave të njeriut”.
“Po e bëjmë këtë, sepse është gjëja e duhur për të bërë, por gjithashtu sepse është një biznes i mirë”, tha Reid.
“Ne presim që të kemi një avantazh konkurrues nga një zinxhir furnizues më efikas me burime dhe nga sigurimi që të gjithë në zinxhirin tonë të furnizimit të bëjnë mirë,” shtoi ai.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.