Kompania kineze thyen rekord – Rrit me 900% vlerat e aksioneve në ditën e parë që hyri në treg

Aksionet e një kompanie kineze të teknologjisë u rritën me 924% gjatë ditës së parë të tregtimit të enjten, sipas Bloomberg.
QuantumCTek lëshoi aksionet e saj me 36.18 juanë (5.18 dollarë) secila, dhe ato u rritën më shumë se dhjetëfish për t’u mbyllur në 370 juanë.
Rritja mahnitëse rriti kapitalizimin e tregut të grupit nga 414 milion dollarë në mbi 4.2 miliardë dollarë.
Krijuesi i sistemeve të sigurisë dhe rrjetit të komunikimit renditi aksionet e tij në tregun Shanghai Star. QuantumCTek tanimë theu rekordin e mëparshëm për fitimet në aksione përgjatë një dite të vetme në treg.
D.B – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.