Kompanitë botërore të pijeve me gaz do të eliminojnë mbeturinat e paketimit

Tashmë, kompanitë botërore e pijeve me gaz kanë bërë goxha arritje për të eliminuar mbeturinat e shisheve plastike, plan i cili do të paraqitet në parlament. Qëllimi i tyre është arritja e objektivit zero paketim plastik cila duhet të dërgohet në depo ose në mjedisin natyror deri në vitin 2030 dhe se paketimi të mund të bëhet tërësisht nga materiali i riciklueshëm ose i rinovueshëm.
Raporti, i cili u paraqit ditën e enjte nga Insituti i Kembrixhit për Lidershipin e Qëndrueshmërisë, tha: “Arritja e këtij vizioni kërkon që të gjitha palët e interesuara, e cila ka të bëjë me ujin e pijshëm dhe sidomos shishet plastike të ujit të angazhohen për eliminimin e mbeturinave plastike të paketimit si një prioritet strategjik”.
Kjo vjen ndërsa qeveritë po konsiderojnë shtimin e një takse për plastikat njëpërdorimshme, e cila mund të sjellë ndalimin e pipave plastike nga viti i ardhshëm. Kompanitë thonë se do të angazhohen për zvogëlimin e vëllimit të plastikës që përdoret në ambalazhimin e ujit t dhe të pijeve me gaz dhe sigurimi që çdo material i paketimit të përdorur të jetë 100% i riciklueshëm ose i ripërdorshëm.
Ata thonë se veprimet për të reduktuar mbetjet plastike kërkojnë një qasje sistematike që përfshin biznesin, qeverinë dhe konsumatorët. “Kompanitë udhëheqëse të ujit të pijshëm dhe shisheve kuptojnë se veprimi i koordinuar kërkohet në të gjithë zinxhirin për të adresuar sfidën e mbetjeve të ambalazheve plastike nga uji në shishe dhe pijeve të buta për të ndihmuar në krijimin e zgjidhjeve afatgjata të qëndrueshme”, thuhet në raport.
Ai i bën thirrje qeverisë të reformojë skemën e përgjegjësisë së prodhuesit – një formulë përmes së cilës kompanitë duhet të kontribuojnë në riciklimin e prodhimeve të tyre, por që është kritikuar ashpër. Kompanitë dëshirojnë që të gjitha të ardhurat nga një skemë e re dhe një sistem i kthimit të depozitave të mund të riinvestohen në riciklimin dhe ripërpunimin e paketimit plastike.
Ata thonë se një ndryshim i rëndësishëm në sjelljen e konsumatorit është gjithashtu e nevojshme. Louise Edge, aktiviste e madhe e oqeaneve për Greenpeace, e mirëpriti këtë veprim. “Disa nga kompanitë më të mëdha të ushqimit në botë tani njohin ndikimet e mëdha mjedisore, shishe plastike me përdorim të vetëm që po përdoren në mjedisin tonë detar”, tha ajo. “Është pozitive të shohësh bizneset e mëdha që mbështesin skema të plota të kthimit të depozitave për kontejnerët e pijeve dhe duke pranuar se duhet gjithashtu të zvogëlojnë sasinë e plastikës që hedhin jashtë. Ajo që ne duhet të shohim tani është investimi i vërtetë në zgjidhjet dhe objektivat ambicioze për zvogëlimin dhe ripërdorimin e paketimit të plastikës”, shtoi ajo.
Konsumi vjetor i shisheve plastike do të kapë vlerën më të lartë prej gjysmë trilioni deri në vitin 2021. Konsumatorët aktualisht blejnë në një minutë rreth 1 milion shishe plastike në mbarë botën.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.