Kompanitë celulare vonojnë kthimin e tarifave të roaming-ut në BE!

Vodafone po vonon me tre javë rikthimin e tarifave të roaming në Europë. Rrjeti telefonik kishte planifikuar të sillte tarifa roaming pas Brexit më 6 janar, duke u krahasuar me rrjetet e tjera që planifikojnë ta bëjnë këtë në 2022. Por kompania tha se duhej më shumë kohë për testim dhe ndryshimi tani do të vijë në fund të janarit. EE gjithashtu ka vonuar rifillimin e tarifave të roaming-ut, të cilat ishin planifikuar për në janar, deri në mars.
Përpara se Mbretëria e Bashkuar të largohej nga BE-ja, përdoruesit mund të përdornin thirrjet, mesazhet dhe të dhënat e tyre në planet e tyre celulare në çdo vend të BE-së. Por marrëveshja tregtare e BE-së e dhjetorit 2020 u dha operatorëve celularë mundësinë e rikthimit të tarifave.
Rrjeti Three ka thënë gjithashtu se do të sjellë tarifa roaming midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Europës, megjithëse ndryshimi i tyre është planifikuar për në maj 2022.
Kjo do të thotë se nga rrjetet më të mëdha celulare, vetëm O2 nuk ka bërë të ditur ndonjë plan për rikthimin e tarifave roaming. Duke shpjeguar arsyen e vonesës së ndryshimeve të planifikuara, Vodafone tha se nuk ishte gati për të sjellë sistemin e ri. EE tha se ndryshimi në planet e saj ishte shkaktuar nga vonesa teknike të paspecifikuara. BBC
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.