Kompanitë europiane, në vështirësi/ BQE: “Në nivelin e krizës së borxhit. Mbahen “gjallë” nga stimujt”
Kompanitë në Eurozonë po bëhen gjithnjë e më të cënuara nga pandemia, por mbështetja publike, përfshirë kreditë e lira nga Banka Qendrore Europiane, kanë limituar dëmin deri më tani, sipas një raporti të institucionit.
“Cënueshmëria e korporatave është rritur në nivele që nuk janë parë që prej kulmit të krizës së borxhit të Eurozonës, por nuk ka prekur nivelin e krizës së 2008-s” deklaroi institucioni në Frankfurt. Banka Qendrore Europiane ka ofruar financim për kompanitë, pasi ka blerë thuajse 20 miliardë euro borxh korporativ këtë vit në programin emergjent.
Megjithatë, goditja e valës së dytë mund të sjellë një valë të nënvlerësimeve të kreditit, ç’ka do ta bëjë të vështirë kanalizmin e fondeve nga institucioni, pasi mund të blejë vetëm borxh korporativ në gradë investimi. Kompanitë po përballen me rënie të shitjeve, përfitueshmëri më të ulët dhe rritje të borxhit.
“Garancitë shtetërore të kredive dhe moraturiumi i falimentimeve kanë parandaluar valën e dështimeve, por një numër i mad hi firmave mund të detyrohen të aplikojnë për falimentim, nëse këto masa hiqen shpejtë”, – deklaroi institucioni.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.