Kompanitë që “lëvizin” punësimin – 50 më të “fuqishmet”, punësojnë mbi 78 mijë individë
Vetëm 50 kompanitë më të mëdha në vend për nga numri i punonjësve, kanë të punësuar në total rreth 78.400 individë.
Shifra përbën 15 për qind të numrit total të të punësuarve në sektorin privat jo bujqësor, i cili llogaritet në rreth 509 mijë. Referuar të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshëm të Tatimeve, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Eklektike mban vendin e parë për numrin e punonjësve me një total prej rreth 6300 persona, ndërsa kompania e renditur si e 50-ta, numëron rreth 800 punonjës.
Sa i përket shpërndarjes gjeografike, duket se 28 kompani me punueshmërinë më të lartë janë të përqendruara në Tiranë dhe pjesa tjetër, në Durrës, Elbasan, Shkodër, Korçë, Vlorë, Kamzë, Lezhë, Librazhd, Peshkopi. Por pavarësisht kësaj, papunësia vijon të mbetet një shqetësim i vazhdueshëm për qytetarët shqiptarë.
Sa i përket tatim fitimit, 50 kompanitë shtetërore dhe private me të ardhurat më të larta, regjistrojnë në total një shifër prej mbi 75 miliardë lekë.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.