Kompanitë shqiptare të “Programit të Rindërtimit” – Ahmetaj: Vetëm “Kombinati” dhe “5 maji” do të shtyhen deri pas vjeshtës

Më shumë se 190 kompani projektimi, supervizimi dhe ndërtimi janë bërë pjesë e programit të rindërtimit, të krijuar pas tërmetit të nëntorit të vitit 2019.
Në daljen për mediat pas mbledhjes së qeverisë ku njoftoi disa vendime për këtë program, zëvëndëskryeministri Arben Ahmetaj dha edhe disa detaje të mëtejshme, veç shifrave financiare dhe numrit të banesave e apartamenteve të përfunduara.
Sa i përket ecurisë së procesit të rindërtimit, Ahmetaj pranoi se dy nga projektet e mëdha, ai i zonës së Kombinatit dhe i zonës së 5 majit në kryeqytet, do të vazhdojnë përtej vjeshtës, për shkak se janë konstatuar problematika që lidhen me pronësinë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.