Kompensimi fizik dhe financiar – ATP shqyrton 44 aplikime, kompensimi mbi 408 mln lekë dhe 105 m2 tokë
Agjencia e Trajtimit të Pronave njofton se, aktualisht ka përfunduar shqyrtimin e 44 aplikimeve, me objekt kompensimin financiar dhe kompensimin fizik nga fondi i tokës në dispozicion.
Nga aplikimet e shqyrtuara deri më tani, rezulton se: për 10 aplikime, vendimet e të cilëve përfitojnë kompensim fizik është vendosur përfundimi i procedimit administrativ.
Ndërsa për 36 aplikime, vendimet e të cilëve përfitojnë kompensim financiar, do të bëhet kompensimi i tyre sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave.
Vlera e kompensimit financiar që përfitojnë këto vendime është mbi 408 milionë lekë.
Kështu kemi të bëjmë me një kompensim financiar në vlerën e mbi 408 milionë lekëve si dhe me një kompensim fizik në sipërfaqen e mbi 105m2 .
Por të gjithë subjektet, të cilët kanë aplikuar apo do të aplikojnë për ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të vlerësuara financiarisht, do të trajtohen me kompensim vetëm pasi të ketë përfunduar shqyrtimi administrativ i kërkesës dhe gjithë dokumentacionit të depozituar nga ana e tyre.
Procesi i aplikimit dhe ekzekutimit të vendimeve përfundimtare të vlerësuara financiarisht për vitet 1993, 1994 dhe 1995 është një proces i vazhdueshëm dhe i hapur për të gjithë subjektet.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.