Komunikimi në burgje – Shkodra jep 13.9 mln lekë pa TVSH për radio dhe telefona
Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Shkodër ka hapur një tender në vlerën e 13.9 milionë lekë pa TVSH, për sistemin e komunikimit.
Data e mbylljes së tenderit do të jetë 29 gushti, ditë në të cilën do të shpallet edhe subjekti fitues.
Mbështetur në të dhënat e muajit prill 2017 në 23 Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend janë trajtuar 5447 persona, duke pësuar kështu një ulje me një vit më parë ku në të njëjtën periudhë kanë qenë 5769 persona, pra 322 më shumë.
Nga këta persona 2756 janë të dënuar dhe 2691 janë në paraburgim.
Duke ju referuar një raporti të hartuar nga prezenca e OSBE dhe drejtoria e burgjeve një i burgosur i kushton shtetit shqiptar nga 369 euro deri në 1380 euro në muaj sipas kategorive.
Një i paraburgosuar ka kosto në shifra ditore në 14.63 euro, një i burgosur që vuan dënimin i kushton shtetit 12.3 euro në ditë dhe një i dënuar por i sëmurë i kushton shtetit 46.23 euro në ditë sipas raportit të hartuar.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.