Koncesionet korruptive, Shehaj: Shqiptarëve u janë vjedhur 3.7 mld euro
Referuar një raporti të KLSH-së shqiptareve u janë vjedhur 3.7 miliardë euro. Në një dalje për mediat deputeti i PD-së Agron Shehaj duke cituar raportin e KLSH u shpreh se çdo shqiptar i janë vjedhur 5 mijë euro.
Korrupsioni dhe parregullsitë më të mëdha janë në kontrata koncesionare sipas drejtueses së Departamentit të Antikorrupsionit pranë PD-së Lealba Pelinku.
Lufta ndaj korrupsionit është prioritet sipas opozitës, pasi është e vetmja mënyrë që të drejtojë vendin drejt BE-së, të rrisë investimet si dhe të mos lejojë shqiptarët që të braktisin vendin.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.