Koncesioni për prerjen e pyjeve në Bulqizë, Klosi: Rrugë ligjore për verifikimin dhe pezullimin e kontratës
Prej disa ditësh banorët Bulqizës janë në protestë, pasi kundërshtojnë një kontratë koncesionare për prerjen e pyllit pranë zonës së tyre. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ka udhëtuar drejt Bulqizës këtë të shtunë për të dëgjuar shqetësimin e banorëve ndaj kësaj kontrate.
Klosi u premtojë banorëve se do të nis verifikimin e kësaj kontrate.
“Si qytetar jam me ju, si ministër do ndjek procedurat ligjore për verifikimin dhe pezullimin e kontratës”, deklaroi ministri Klosi.
Ai tha sedo verifikohet si është dhëne kontrata, ligjshmëria dhe procedurat e ndjekura në dhënien e saj.
“Kemi premtuar për 20 milion e 200 mije peme deri në 2020. Kjo është zone shumë e bukur që nuk duhet të ngrihet mbi shkatërrimin e mjedisit, por mbi zhvillimin e përdorimit të resurseve natyrore”.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.